English Shqip / Srpski
LAJME

Deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton lidhur me vrasjen e pjesëtarëve të EUPOL-it në Afganistan gjatë sulmit të djeshëm në Kabul

18 janar, 2014

Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë sot e lëshoi deklaratën si në vijim:

EULEX Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE-së

"Mua më pikëlloi shumë vdekja e pjesëtarit danez të Misionit Policor të BE-së në Afganistan dhe një pjesëtari britanik të ekipit për mbrojtje të afërt që po punonte për misionin, gjatë një sulmi terrorist mbrëmjen e kaluar e që për cak kishte një restorant në Kabul.
U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve e kolegëve tonë, si dhe familjarëve dhe më të dashurve të viktimave të pafajshme të këtij sulm të tmerrshëm.

Unë e dënoj fuqishëm këtë akt dhune të tmerrshëm dhe të pa arsyetueshëm. Kryerësit e kësaj vepre duhet patjetër të sillen para drejtësisë.

Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë dhe ta mbështesë popullin afgan."