English Shqip / Srpski


LAJME

Kopjet e librave amzë iu dorëzuan Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës

20 dhjetor 2013

Të premten, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë për Regjistrim Civil 383 kopje të vërtetuara të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë me të dhënat për lindjet, martesat dhe vdekjet që i përfshijnë territoret matrikuluese të Leposaviqit, Soçanicës, Vraqevës, Leshakut, Bistricës dhe Bellobërdës për komunën e Leposaviqit.

EULEX Photo arkiv

Këto kopje janë kryer dhe janë vërtetuar gjatë muajit të kaluar si pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja me bazë në Nish, Serbi, në të cilin është përfshirë EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë si partner zbatues dhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

Vlerësohet se janë gjithsej afërsisht 12,036 libra amzë origjinalë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja të arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky projekt në Nish e paraqet fazën e parë të krijimit të një Regjistri Civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, që është një parametër i rëndësishëm nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Deri më sot, EULEX-i ia ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës më shumë se 10,913 kopje të librave amzë të cilat i mbulojnë 20 komuna. Kjo paraqet më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të këtyre librave që vlerësohet se ndodhen në Serbi. Pas dorëzimit tek Agjencia për Regjistrim Civil, kopjet e vërtetuara janë lidhur me kopertina të trasha në Prishtinë në zyrat e Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, me financimin nga Zyra e BE-së, dhe pastaj u janë dorëzuar autoriteteve komunale vendase për përdorim të përditshëm në zyrat komunale të gjendjes civile. Procesi i përdorimit të përditshëm të kopjeve të vërtetuara është duke u përcjellë nga EULEX-i.