English Shqip / Srpski


LAJME

EULEX-i u dhuroi autoambulanca institucioneve shëndetësore të Kosovës

25 mars 2014

EULEX-i ia dorëzoi dy autoambulanca Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës dhe Spitalit Regjional të Kaçanikut, në kuadër të donacioneve të rregulla që i jep Misioni për ta ndihmuar punën e këtyre dy institucioneve shëndetësore të rëndësishme.

EULEX
 

Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt u shpreh i kënaqur që po u ndihmon institucioneve të Kosovës duke u dhuruar pajisje dhe automjete që do ta lehtësojnë punët e tyre.

"Meqë Misioni i EULEX-it është duke u zvogëluar, ne po ua japin disa nga pajisjet tona komunitetit lokal në mënyrë që t'u ndihmojmë që të kryejnë detyrat e tyre më lehtë. " tha Borchardt gjatë ceremonisë së dorëzimit.

"Këto autoambulanca janë të pajisura mirë dhe do të jenë një kontribut i mirëfilltë për punën e këtyre institucioneve shëndetësore," shtoi ai.

Dr. Ekrem Duvolli, drejtor i spitalit regjional në Kaçanik, e falënderoi Shefin e EULEX-it dhe tha se autoambulanca është shumë e nevojshme për këtë spital. "Ata që do të përfitojnë më së shumti nga ky donacion janë pacientët tonë," tha Duvolli. "Neve na mungojnë autoambulancat, prandaj ky donacion erdhi në kohën e duhur për ne" shtoi ai.

EULEX

Dr Rine Limani, nga Qendra Klinike Universitare falënderoi për ndihmën e EULEX-it që u realizua përmes këtij donacioni. "Kjo autoambulancë është shumë e vlefshme për institucionin tonë," tha ajo.

Në ditët në vijim priten të bëhen edhe shumë donacione tjera për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për Brigadën e Zjarrfikësve (Komuna e Prishtinës) dhe Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë.