|
15 korrik 2011
Një trup gjykues i përzier me dy gjykatës kosovar dhe një të EULEX-it në Gjykatën Supreme, në aktvendimin e tyre lidhur me ankesën e parashtruar, kryesisht e kanë konfirmuar ndërsa e kanë ndryshuar pjesërisht vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë kundër N.D. dhe A.A. të datës 10 nëntor 2010.
Gjykata Supreme e vërtetoi dënimin e N.D. për shpërdorim të detyrës si dhe dënimet e shqiptuara.
Gjykata supreme e ka modifikuar aktgjykimin e shkallës së parë vetëm për arsye formale për sa i përket kontributit të A.A., dhe i ka rishkruar pjesët përkatëse të dispozitivit, deri sa u vërtetua cilësimi i kontributit të A.A. si ndihmë në shpërdorim të detyrës të kryer nga N.D.. Po ashtu, Gjykata Supreme i urdhëroi të pandehurit që bashkërisht t’ia kompensojnë Kuvendit shumën prej 1.540 Euro për dëmin e shkaktuar me këto vepra penale. Ndalimi për N.D që të ushtrojë funksione publike u anulua.
Rasti kishte të bënte me blerje të pasurisë dhe shërbimeve me urdhër të N.D. e që u paguan nga buxheti i Kuvendit të Kosovës kurse u përdorën privatisht. N.D. në atë kohë ishte Kryetar i Kuvendit, kurse A.A. ishte Këshilltar për Siguri i Kryetarit të Kuvendit.
Gjykata e Qarkut në vitin 2010 e shpalli N.D. fajtor për shpërdorim të detyrës dhe e dënoi me një vit e 6 muaj burgim. A.A. kishte ndihmuar në këtë vepër penale dhe u dënua me 6 muaj burgim. Të dyja dënimet u patën pezulluar për një periudhë verifikimi prej 2 vitesh. Përveç kësaj, gjykata e kishte shqiptuar ndalimin e ushtrimit të funksionit publik për dy vite pas vuajtjes së dënimit.
Ky aktgjykim lidhur me ankesën është shpallur më 13 korrik 2011. Aktgjykimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar. Kundër këtij vendimi nuk ka ndonjë masë ligjore.