Kryesuesi i Komponentës së Policisë të EULEX-it viziton Kroin e Vitakut

04 maj 2009

Shefi i Policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn (majtas) viziton fshatin dhe informohet nga Koloneli Herve Massiot (djathtas), nga Njësiti Special Francez i Policisë së EULEX-it
 

 

Kryesusi i Komponentës së Policisë EULEX, Rainer Kuehn, ka mirënjohur përpjekjet e policisë së EULEX-it i cili është zbarkuar afër Mitrovicës për të ofruar siguri gjatë rindërtimit të shtëpive të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë.

Një numër i vogël i protestuesve serbë, të cilët kundërshtojnë rindërtimet në lagjen Kroi i Vitakut në vazhdimësi janë munduar të thyejnë kordonet e policisë dhe të arrijnë tek vendet ku po zhvillohen rindërtimet. Në një rast më 27 prill, është hudhur një granadë dore në drejtim të policisë së EULEX-it si dhe është shtirë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë të BE-së.

“Ne dënojmë çdo formë të dhunës, unë do të doja me këtë rast të përgëzoja stafin tim për punën e tyre profesionale që kryejnë përkundër të gjitha këtyre provokimeve. Ne jemi këtu për të mbajtur sundimin e ligjit dhe të mbrojmë veprimet legjitime të individëve nga çdo komunitet pa dallim, dhe do të vazhdojmë të bëjmë kësisoj’’ – pohon Rainer Kuehn.

Kur protestuesit thyen kordonin e policisë, zyrtarët e EULEX-it u detyruan që të përdorin gazin lotsjellës dhe mjete për parandaluar protestuesit që të arrijnë deri tek vendet e rindërtimit. Nuk janë përdorur plumba gome nga ana e EULEX-it.

“Ne apelojmë tek të gjitha palët që të gjejnë një zgjidhje paqësore për këtë çështje. Nga dhuna nuk përfiton askush,” deklaroi Rainer Kuehn.

Trupat e KFOR-it gjithashtu janë zbarkuar në këtë vend për të mbështetur Policinë Speciale të EULEX-it dhe të ndihmojnë për të mbajtur ligjin dhe rendin.

     
Other Photos: