Vizita e bërë Kosovës dhe EULEX-it nga Komitetit për Politikë dhe Siguri

06 maj 2009

Yves de Kermabon dhe Ambasadorja Çeke Janina Hřebíčková i dëshirojnë mirëseardhje në Prishtinë delegatëve nga Komiteti për Politikë dhe Siguri(KPS)
 

 

Sot ambasadorët e 27 shteteve anëtare me seli në Bruksel, me ftesë të Presidencës Çeke të BE-së i bënënjë vizite Kosovës dhe misionit të EULEX-it në Kosovë për të informuar më mirë për punën që është duke e bërë misioni në terren. Ambasadorët e BE-së, të cilët janë delegat të Komitetit për Politikë dhe Siguri (KPS), ndihmojnë në përpilimin e politikave në përgatitje të mbledhjes së Këshillit në Bruksel. Po ashtu KPS-ja nën përgjegjësinë e Këshillit ushtron edhe kontrollin politik dhe drejtimin strategjik të operacioneve për menaxhim të krizave, siç është misioni i EULEX-it në Kosovë.

“Është një kënaqësi e madhe t’ ju uroj mirëseardhje të gjithëve në Selinë Qendrore të EULEX-it në Prishtinë” tha Yves de Kermabon në fjalën e tij mirëseardhëse drejtuar ambasadorëve. “Që kur EULEX-i deklaroi fillimin e punës me kapacitete fillestare me 9 Dhjetor, janë arritur një mori rezultatesh pozitive në bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me autoritetet vendore. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj EULEX-it dhe punës sonë gjerë tani”.

Gjatë vizitës se tyre në Kosovë, Ambasadorët kryen edhe disa vizita punë në terren dhe po ashtu u takuan
me Përfaqësuesin Special të BE-së, anëtarë tjerë të familjes se BE-së prezent në Kosovë, përfaqësuesit e institucioneve Kosovare, lider nga komuniteti, PSSP-në, KOMKFOR-in dhe OSBE.

     
Other Photos: