“Sjellje shembullore e policëve dhe doganierëve të EULEX-it”

30 qershor 2009

EULEX Customs and Police Officers received
praise for their work at Gate 1
 

 

Pjesëtarët e komponentëve të policisë dhe doganës së EULEX-it kanë marrë lëvdata për punën e tyre të fundit të kryer në Portat 1 dhe 31 në Kosovën veriore. Rrugët që çojnë te të dy portat kanë qenë të bllokuara në mënyrë të paligjshme nga protestuesit duke e detyruar personelin e EULEX-it të punojë me orar të gjatë dhe në kushte të këqija.

Në një ceremoni të mbajtur në selinë e EULEX-it në Prishtinë, këta zyrtarë kanë marrë letra të posaçme të lavdërimit.

“Jeni marrë me një situatë të vështirë dhe nganjëherë edhe të tendosur dhe dëshiroj t’ju përgëzoj për sjelljen tuaj shumë profesionale dhe shembullore. Mund të krenoheni me veprimet tuaja për t’i ndihmuar EULEX-it ta vazhdojë plotësimin e mandatit të tij,” ju tha atyre shefi i misionit, Yves de Kermabon.

Lëvdata morën pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së EULEX-it dhe mbikëqyrësit nga Departamenti i Policisë së EULEX-it për Fuqizim. Doganierët që punojnë në porta po ashtu u lavdëruan.

Bllokimi i rrugës ka filluar më 22 qershor por, përkundër vështirësive, puna e EULEX-it ka vazhduar pa ndërprerje në të dy portat.

     
Other Photos: