Shefi Misionit shpreh ngushëllme me rastin e vdekjes së Patriarkut Pavle

17 nëntor 2009

Në emër të EULEX-it dëshiroj t’ia shpreh Kishës Ortodokse Serbe, besimtarëve dhe popullit serb ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Pavle.

Shenjtëria e Tij do të kujtohet nga shumë si prijësi shpirtëror për të gjithë të krishterët ortodoks serbë, një njeri me një besim të madh dhe natyrë të thellë shpirtërore, një dijetar dhe humanitar me një vetëdijesim të lartë social.

Shenjtëria e Tij është e pazëvendësueshme, por besojmë se Sinodi i Shenjtë do të mund të tejkalojë një humbje të tillë dhe të vazhdojë me mësimet dhe porositë e tij.

Yves de Kermabon