Giffoni lavdëroi punën e bërë në Gjykatën e qarkut në Mitrovicë

17 nëntor 2009

Prokurorja nga EULEX-i Mariah Bamieh duke ia prezantuar punën e Gjykatës se Qarkut në Mitrovicë ambasadorit Italian Michael Giffoni (i pari nga e djathta)
 

 

Më 17 nëntor, ambasadori italian Michael Giffoni së bashku me Shefin e Misionit të EULEX-it Yves de Kermabon dhe Shefin e Komponentit të Drejtësisë të EULEX-it Alberto Perduca, vizituan Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Michael Giffoni u impresionua me punën e bërë nga ekipi i inventarizimit i cili tanimë kishte nxjerrë, regjistruar dhe klasifikuar mbi 3000 dosje. Përveç kësaj, ekipi i inventarizimit, i cili përbehet nga 6 persona (3 Shqiptarë dhe 3 Serbë), ka filluar punën edhe me rreth 7200 dosje tjera të prokurorisë.
Gjatë vizitës së tij të parë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë pas rihapjes së saj, ambasadori Giffoni theksoi nevojën që gjykata të jetë plotësisht funksionale.

“Nevoja për një sistem gjyqësor funksional është urgjente, pasi kjo ka rëndësi jetike për banorët e kësaj ane”, tha Michael Giffoni. “Ne duhet të angazhohemi që gjykata të jetë plotësisht funksionale, me çka nënkuptohet se duhet t’i kthejmë në gjykatë gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë e Serbë në mënyrë që bashkë me kolegët e tyre nga EULEX-i t’i ndjekin rastet penalisht dhe të vendosin për to”.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë është rihapur më 9 dhjetor 2008, pasi që ka qenë e mbyllur për më shumë se 10 muaj. Gjykata gjatë këtyre ditëve është në përfundim të gjykimit të katërt, ndërsa gjykimi i pestë pritet të fillojë shumë shpejtë.
Ekzistojnë rreth 50 raste me prioritet për të cilat kërkohet gjykim i shpejtë meqë disa nga të dyshuarit janë paraburgim qysh nga viti 2007.

- Prokurorja nga EULEX-i Mariah Bamieh duke ia prezantuar punën e Gjykatës se Qarkut në Mitrovicë ambasadorit Italian Michael Giffoni (i pari nga e djathta)

- Bexhet Plakolli nga ekipi i inventarizimit (majtas) duke ia shpjeguar sistemin e indeksimit ambasadorit italian Michael Giffoni (djathtas) dhe Alberto Perduca, Shef i Komponentit të Drejtësisë të EULEX-it, duke shikuar.

     
Other Photos: