Ekspertët e EULEX-it diskutojnë për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore

07 dhjetor 2009

Nga e majta në të djathtë: Gjykatësi Ferdinando Buatier de Mongeot, Zhivko Zhivkov, Paulo Bernardino, George Mills, and Phillipe Leys
 

 

Ekspertet e EULEX-it nga e fusha krimit të organizuar dhe korrupsionit shkëmbyen disa nga përvojat e tyre gjatë një konference të rëndësishme të rajonit, e cila u organizua nga Kombet e Bashkuara. Zyra për droga dhe krim në kuadër të Kombeve të Bashkuara ftoi EULEX-in në një punëtori për të diskutuar mbi çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Në konferencën që u mbajt në Beograd morën pjese përfaqësues të qeverive dhe Organizatave joqeveritare nga Ballkani perëndimor. “EULEX-i i konsideron këto çështje si shumë serioze dhe kjo është pikërisht arsyeja e rëndësisë së pjesëmarrjes sonë në këto mbledhje për të mësuar rreth zhvillimeve në këto fusha. Kjo do të ndihmojë gjatë punës tonë në Kosovë,” tha George Mills, ekspert i anti-korrupsionit nga EULEX-i.