English Shqip / Srpski
 

Debat i suksesshëm në pjesën veriore

22 maj 2009

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të EULEX-it për t’u angazhuar me komunitetin vendor për shpjegimin e rolit të misionit, u mbajt një debat televiziv në televizionin Most, në pjesën veriore të Mitrovicës.

 

Në këtë tryezë të rrumbullakët ishin prezent Shefi i EULEX-it, z. Yves de Kermabon dhe shefat e komponentit të drejtësisë dhe të doganave Alberto Perduca dhe Paul Acda si dhe Zëvendës-shefi i komponentit të policisë, Lambert Lucas.

Prej komunitetit serbë ishin prezent katër përfaqësues: Radenko Nedeljković (kryetar për Qarkun e Mitrovicës), Rada Trajković (nënkryetare e Këshillit Serb për Kosovën Qendrore), Nebojša Jović (kryetar i Këshillit Nacional Serb për pjesën veriore të Kosovës) dhe Milan Bigović, Prokuror publik.

Ata debatuan për një sërë çështjesh, duke përfshirë ndërtimin e diskutueshëm të shtëpive në Kroin e Vitakut, Policinë e Kosovës, punën e gjykatës në Mitrovicë dhe çështjet e doganave.

Debati u zhvillua në mënyrë të hapur dhe paraqet vetëm fillimin e angazhimit të vazhduar në mes të EULEX-it dhe të komuniteteve të pjesës veriore.