English Shqip / Srpski
 

Alberto Perduca: ” T’i shërojmë plagët nga e kaluara”

03 qershor 2009

Krerët e Komponentës për Drejtësi të EULEX-it në konferencën për shtyp
 

 

Në konferencën për shtyp të EULEX-it të mbajtur më 3 qershor në Prishtinë,   Alberto Perduca, kryesues i Komponentit të Drejtësisë në EULEX, e ka emërtuar punën aktuale të tij si një “realitet në progres” krahasuar me gjashtë muaj më parë kur Misioni i Bashkimit Evropian filloi të veprojë në mes të një paqartësie politike.
Vendngjarja ishte konferenca për shtyp e mbajtur në Selinë Qendrore të re të EULEX-it e fokusuar në punën dhe objektivat e Komponentit të Drejtësisë së EULEX-it.  Dy pjesëmarrësit tjerë ishin Maria-Giuliana Civinini, Kryetare e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it dhe Theo Jakobs  Kryeprokuror i  EULEX-it.

Detyrat e Komponentit të Drejtësisë janë të shumëfishta.  Ekspertët ligjor të EULEX-it punojnë në Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët mjeko-ligjor në Zyrën për Persona të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF), të tjerët gjenden në Agjencinë Kosovare të Pronës.  Gjykatës të shumtë të EULEX-it janë caktuar në Gjykatën Supreme dhe ato të Qarkut, ndërsa Prokurorët e EULEX-it në Prokuroritë Publike, Prokurorinë Speciale dhe Prokuroritë e Qarkut.  Po ashtu, stafi i EULEX-it punon edhe në Administratën e Burgjeve dhe në Degën e Gjyqësorit të Kosovës.

Prej datës 2 qershor 2009, Komponenti i Drejtësisë e gjithsej 321 të punësuar, nga të cilët 194 ndërkombëtar dhe 127 vendor.  Edhe 40 të tjerë pritet të bashkohen në të ardhmen. Mandati i EULEX-it – t’i ndihmojë institucionet vendore drejt konsolidimit të drejtësisë në bazë të parimeve të sundimit të ligjit – paraqet konceptin unifikues që i bashkon të gjitha këto funksione.  “Ne synojmë të ndërtojmë një drejtësi e cila do të pasqyrojë të drejtat themelore dhe do t’i shërojë plagët nga e kaluara” – pohoi z. Perduca.  Për ta arritur këtë, Komponenti i Drejtësisë së EULEX-it bën monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMA), si dhe i ushtron funksionet e veta ekzekutive në mënyrë të drejtpërdrejt.

“E drejta për të ditur”

Sa i përket qëllimeve, Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it “e ka parasysh të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen”, - tha z.  Perduca.  E kaluara është ajo që është trashëguar nga UNMIK-u, gjegjësisht rastet e krimeve të luftës.  Dhe sërish sa i përket së kaluarës, OMPF-ja duhet të merret me 1,900 raste të personave të pagjetur dhe me mbi 400 mbetje mortore të cilat duhet të identifikohen, aktivitet ky që është duke u realizuar me homologët vendor. “Familjet e personave të pagjetur gëzojnë të drejtën për të ditur për fatin e të dashurve të tyre.  Andaj, Komponenti i Drejtësisë mund të ndihmojë në procesin e pajtimit në mes të komuniteteve,”  pohoi z. Perduca.

Sfida e së tashmes ka të bëj me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Ndërsa, objektiva e tretë ka të bëj me problemin e drejtësisë në veri.  Që nga dita e parë e shtrirjes së Misionit, gjykatësit e EULEX-it kanë filluar punën e tyre në ndërtesën e Gjykatës në Mitrovicë.  Pas pak muajve janë shqiptuar disa vendime.  “Ky qe hapi i parë shumë i rëndësishëm.  Por, nuk ka mjaftuar vetëm prezenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it.  Ka qenë e nevojshme edhe përfshirja e të dy komuniteteve në sistemin e drejtësisë,” – tha z. Perduca.

Znj. Maria Giuliana Civinini, Kryetarja e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it e sqaroi faktin që, gjykatësit e EULEX-it janë të shpërndarë në tërë Kosovën dhe në të gjitha Gjykatat e Qarkut dhe në Gjykatën Supreme.  Ata i ushtrojnë funksionet e tyre të MMA-së dhe të gjyqësorit.  Baza juridike e veprimtarive të tyre përfshin aktgjykimet dhe aktvendimet për lëndët civile dhe penale.  Civinini tha se, mandati i gjykatësve bazohet në ligj, i cili i ka përcaktuar kompetencat lidhur me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe veprat tjera të rënda, si dhe krimet nga urrejtja.

Veçoria e dytë e punës së Komponentit të EULEX-it për Drejtësi përfshin angazhimin e tyre në trupa gjykimi të përzier.  E treta ka të bëjë me sigurimin e transparencës së plotë të punës së tij dhe përcaktimi i rregullave për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve.  Lëndët u janë ndarë gjykatësve në bazë të rregullave transparente.  Veçoria e katërt ka të bëj me bashkë-vendosjen, e cila nënkupton se gjykatësit vendor dhe ata të EULEX-it punojnë në ndërtesën e njëjtë.

“ E tërë kjo paraqet rrugën e duhur drejt praktikave më të mira Evropiane dhe drejt përmbushjes së objektivit për  ngritjen e një gjyqësori që i plotëson standardet për anëtarësim në BE,” – konkludoi ajo.

Krimet e luftës

Theo Jacobs,  Kryeprokurori i EULEX-it është këtu për ta siguruar vendosjen e sundimit të ligjit.  Prokurorët e EULEX-it nuk janë duke punuar në struktura paralele por brenda institucioneve përkatëse gjyqësore.  “Ne jemi këtu për t’i fuqizuar strukturat vendore dhe për t’i ndihmuar kolegët tanë vendor e jo për t’i zëvendësuar ata,”  - theksoi z.  Jacobs.

Aktualisht, në Kosovë janë 17 prokurorë të EULEX-it, ndonëse është dashur të jenë 20 sish (për shkak të rotacionit tre nga ta janë duke u zëvendësuar).  Aktualisht, dy prokurorë janë duke punuar në Prokurorinë e Shtetit; gjashtë në Prokurorinë Speciale dhe 12 të tjerë në 5 Prokuroritë e Qarkut në Kosovë.
 
Prokurorët e EULEX-it i kanë shqyrtuar tri kategori të lëndëve:  e para, lëndët e trashëguara nga UNMIK-u, përfshirë edhe 275 lëndë vijim, nga të cilat 60 lidhur me krime të luftës. E dyta, më 9 dhjetor 2009 kur EULEX-i i mori kompetencat e veta ekzekutive i mori përsipër lëndët e nisura pas datës 9 dhjetor 2009, si dhe ato që kanë ekzistuar para kësaj date.  E treta, prokurorët e EULEX-it kanë marrë përsipër nga policia edhe 1,119 lëndë për krime lufte.  “Ato janë zbuluar gjatë pranim-dorëzimit të lëndëve,” – sqaron Jacobs.  Aktualisht, 700 nga këto lëndë janë shqyrtuar, kurse kah fundi i gushtit 2009 pritet të shqyrtohen edhe 420 lëndët e mbetura. 

Z.  Jacobs tha se, në javët në vijim, prokurorët e EULEX-it do t’u dërgojnë letra njoftuese viktimave,  rastet e të cilëve janë hedhur poshtë për shkak të mungesës së fakteve, pamundësisë së ndërlidhjes me të dyshuarin apo vdekjes së fajtorit.  “Kjo është një sfidë për EULEX-in, sepse shumë njerëz do të zhgënjehen nga kjo“- deklaroi Jacobs.

Një objektiv tjetër me rëndësi për Prokurorët e EULEX-it është ta luftojnë krimin e organizuar.  Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit me vendet fqinje për ta luftuar krimin e organizuar.  Disa javë më parë, ne e kemi nënshkruar një marrëveshje me Shefin e Agjencisë Anti-Korrupsion – tha ai.

Gjatë pjesës për pyetje dhe përgjigje, pyetjet e gazetarëve kishin të bënin me një varg temash ligjore si: çështja e pronësisë vendore në Kosovë edhe në Mitrovicë; llogaridhënia e gjykatësve të EULEX-it; nëse Komponenti i Drejtësisë së EULEX-it ka pasur ndonjë rast të ndërhyrjes politike që është përmendur nga ndonjë gjykatës vendor; kur do të kthehen gjykatësit serbë të Kosovës në Gjykatën e Mitrovicës; dhe cilat ligje zbatohen në pjesën veriore të Mitrovicës.

       
Other Photos: