English Shqip / Srpski
 

Forcimi i Kapaciteteve për Kontrollimin e Trazirave

17 qershor 2009

Si pjesë e përgatitjeve për ndonjë trazirë të mundshme në Kosovë, Policia e EULEX-it në koordinim me KFOR-in organizuan ushtrimin më të madh për këtë periudhë të vitit gjatë të cilit u simulua një trazirë.  Njësitë franceze të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it u përballën me ushtarët e KFOR-it, të cilët po luanin rolin e demonstruesve.  Ushtrimi u zhvillua më 17 qershor, në kampin e KFOR-it në Vrellë, i cili gjendet afër Aeroportit të Prishtinës.

 

85 policë francez të ndarë në katër togje dhe në katër automjete të blinduara për transport të personelit (APC) u përballën me disa qindra “demonstrues” nga KFOR-i.  Ky ushtrim zgjati mbi tri orë dhe përmbante skenarë të ndryshëm duke përfshirë edhe gjuajtjen me objekte dhe përplasjen me demonstrues.  “Ky ishte ushtrimi më i madh për kontrollimin e turmave që ne e kemi bërë deri me tani dhe ishte mjaft i suksesshëm”, tha Kolonel Herve Massiot, udhëheqës i grupit policor ndërkombëtar të EULEX-it.

Në rast të incidenteve të vërteta, Policia e Kosovës do të jetë në vijën e parë të ballafaqimit me incidente të tilla.  Ata do të përkrahen nga Njësitë Speciale të Policisë se EULEX-it të cilat do të jenë në vijën e dytë.  Përderisa KFOR-i sipas nevojës do të jetë i treti në vijën e ballafaqimit.
Kjo është hera e katërt për EULEX-in dhe KFOR-in të kenë ushtime të përbashkëta më qëllim të forcimit të kapaciteteve për kontrollim të trazirave.