13 korrik 2009
|
|||
---|---|---|---|
Shefi i komponentit të Policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn, vizitoi stacionin policor të Graqanicës së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për t’i uruar mirëseardhjen rreth 30 policëve të komunitetit serb të Kosovës të cilët u kthyen në detyrë më datën 30 qershor 2009 në këtë stacion.
“Të gjithëve ju uroj mirëseardhje” tha drejtori i përgjithshëm. “Të gjithë ju jeni të nevojshëm për t’i ofruar siguri të gjithë qytetarëve dhe nëse keni ndonjë problem në të ardhmen do të ulemi dhe do t’i zgjidhim bashkërisht ato”.
Rainer Kuehn tha “Jam i lumtur që shoh këtë numër kaq të madh këtu. Jemi këtu që t’i shërbejmë të gjithë qytetarëve, dhe për të arritur këtë është me të vërtetë e rëndësishme që Policia e Kosovës të jetë shërbim policor shumetnik”
Në tërë Kosovën, 317 nga 325 policë të suspenduar u kthyen në Policinë e Kosovës brenda afatit më datën 30 qershor 2009. Gjatë javëve në vijim policët e kthyer do t’i nënshtrohen trajnimit në mënyrë që të jenë plotësisht të informuar me zhvillimet e fundit brenda shërbimit, dhe pas kësaj ata edhe një herë do të jenë plotësisht të integruar në Policinë e Kosovës. .
Other Photos: | ||