14 korrik 2009
Javier Solana, përfaqësues i lartë për politikë dhe siguri të BE-së, lavdëroi EULEX-in për punën e bërë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
Në një vizitë bërë Prishtinës, ai tha se EULEX-i është misioni me i rëndësishëm civil që është zbarkuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian.
“Është një mision i rëndësishëm i cili do të mbahet mend, për vetë faktin se do të ndihmojë në arritjen e ndryshimeve,” tha ai duke ju drejtuar stafit të EULEX-it në zyrat qendrore të misionit.
EULEX-i përbëhet nga një staf prej 2,500 anëtarëve të cilët punojnë në gjyqësi, polici dhe dogana. Qëllimi kryesor është monitorimi, mentorimi dhe këshillimi i autoriteteve vendore ndërsa mbahen disa fuqi ekzekutive. Misioni u bë plotësisht funksional në prill të këtij viti.
“Sfida të jashtëzakonshme janë para nesh por unë ndihem shumë optimist,” tha Solana.
BE-ja gjithnjë do t’ju ndihmojë dhe do të bashkëpunojë me ju gjatë gjithë kohës së pranisë së saj së në Kosovë dhe ne e bëjmë këtë për popullin e këtij vendi. Ne duam ta shohim ketë rajon gjithnjë e më afër BE-së,” tha Solana.
Ai po ashtu u takua edhe me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Pieter Feith.
Javier Solana është në një udhëtim 3 ditor në Beograd, Shkup, Prishinë dhe Kotor të Malit të Zi për të diskutuar lidhur me përparimin e rajonit drejt integrimit të mëtejmë në BE.