12 tetor 2009
Gjatë një vizite që i bëri Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në Kishnicë, Yves de Kermabon ka shprehur admirimin e tij për punën e madhe që është duke e bërë kjo njësi në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës duke e luftuar krimin e organizuar, si dhe krimet tjera të rënda.
NJSI i ka demonstruar disa skenarë të ndryshëm para Shefit të Misionit, Ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Sheremet Ahmeti dhe përfaqësuesve të medieve, të cilët korrespondojnë me situatat për të cilat angazhohet kjo njësi. NJSI e PK-së, e cila i ka rreth 35 pjesëtarë, është formuar para rreth dy viteve e gjysmë, kurse EULEX-i po e ndihmon në punën e saj me anë të pranisë së pesë monitoruesve të tij që punojnë krah për krah me kolegët e tyre të PK-së dhe në mënyrë të integruar. Pas vizitës në Kishnicë, Shefi i Misionit vazhdoi për në Graçanicë, ku bashkë me Sheremet Ahmetin e vizituan stacionin e policisë dhe u pritën nga komandanti i këtij stacioni Nesa Popovic. Popovic u tha mysafirëve se PK-ja ka një bashkëpunim të mirë me EULEX-in si në nivel stacioni ashtu edhe në atë rajonal. Kthimi i policëve të nacionalitetit serb në PK kishte shkuar mirë dhe Popovic e falënderoi EULEX-in për këshillat e dobishme dhe përkrahjen e tij, gjë që kishte ndihmuar në arritjen e kësaj.