English Shqip / Srpski
 

Bëhen gati për gjykim 200 lëndë penale

28 korrik 2009

Maria Giuliana Civinini, Kryetare e Asamblesë së gjykatësve të EULEX-it
 

 

Kryetarja e Asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, u tha medieve se, deri në fund të këtij viti/fillim të vitit të ardhshëm, gjykatësit e lëmit penal të EULEX-it do t’i bëjnë gati për gjykim të gjitha lëndët penale të trashëguara prej gjykatësve të UNMIK-ut.

“Ky është një sukses i madh i arritur në bashkëpunim me gjykatësit vendor dhe dëshmon përparësinë që e ka puna e integruar e EULEX-it në kuadër të drejtësisë vendore në krahasim me funksionimin e saj si një sistem i ndarë i drejtësisë ndërkombëtare”, tha Civinini gjatë paraqitjes së saj para medieve.  Disa prej dosjeve të lëndëve të trashëguara kanë të bëjnë me rastet që kanë ndodhur më shumë se dhjetë vite më parë, kurse disa prej dosjeve janë në gjendje jo të mirë.

Që prej se gjykatësit e EULEX-it i kanë marrë përsipër këto lëndë penale, dy muajt e parë të punës së tyre i ishin kushtuar shqyrtimit dhe vlerësimit të tyre përpara se të bëheshin gati për gjykim.  Gjykatësit penal të EULEX-it i kanë marrë përsipër rreth 200 lëndë penale prej gjykatësve të UNMIK-ut.  Këto lëndë penale të ndërlikuara përfshijnë raste të hetimeve fillestare dhe të procedurës paraprake, aktakuza, gjykime, ankesa, masa të jashtëzakonshme gjyqësore dhe rigjykime.  Akuzat në këto lëndë penale janë të ndryshme, si: vepra të larjes së parave, krimit të organizuar, akteve terroriste, marrjes së ryshfetit, etj.