06 shtator 2009
Deri sa EULEX-i i afrohet 9 mujorit të fillimit të punës, të mërkurën më 9 shtator, shefi i misionit të EULEX-it Yves de Kermabon tha se Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it ka bërë një “fillim të suksesshëm” në punën e tij të rëndësishme. Ai tha se Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it ka filluar të luajë një rol kyç për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe profesional të drejtësisë në Kosovë.
EULEX-i filloi punën më 9 dhjetor 2008. Statistikat e fundit të lëshuara nga misioni tregojnë për një fillim mbresëlënës të punës së Komponentit të Drejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e EULEX-it duke punuar vetë ose me kolegët e tyre vendorë janë përfshirë në 467 ndjekje penale. Në rastet e ndjekura penalisht përshihen ato të korrupcionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës, terrorizmit, krimeve ndëretnike, kontrabandimit të armëve dhe drogës, si dhe vrasje.
Gjyqtarët e EULEX-it deri më tani kanë dhënë më shumë se 100 vendime gjyqësore në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore, duke përfshirë aktvendime/urdhëresa dhe aktgjykime.
Zyra e EULEX-it për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) ka kryer 88 operacione në terren (duke përfshirë 45 zhvarrime) dhe familjeve u ka dorëzuar 61 mbetje mortore që nga muaji dhjetor 2008.
“Siç tregojnë edhe statistikat, Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme. Duke punuar së bashku me kolegët e tyre vendor, ata janë duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të pavarur, profesional dhe shumëetnik të drejtësisë. Duhet pas parasysh se EULEX-i është bërë plotësisht operacional në prill të këtij viti, që i bënë këto statistika edhe më mbresëlënëse,” tha Yves de Kermabon.
“EULEX-i është i vendosur të zbatoj sundimin e ligjit për të mirë të të gjithë popullit të Kosovës. Komponenti ynë i Drejtësisë është duke luajtur një rol kyç në këtë, dhe pavarësisht nga sfidat e së ardhmës, do të vazhdoj të punoj me zell dhe në mënyrë të pavarur në të mirë të të gjithëv
Fakte për Komponentin e Drejtësisë të EULEX-it:
1. Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it është njëri nga tre komponentat e EULEX-it. Dy komponentat e tjerë janë ajo e Policisë dhe Doganave.
2. Synimi kryesor i komponentit të drejtësisë të EULEX-it është ta përmirësojë dhe përforcojë gjyqësinë e Kosovës për ta bërë atë plotësisht shumë-etnike, të paanshme dhe pa ndërhyrje politike.
3. Kur të jetë plotësuar me staf, Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it do të ketë 469 pjesëtarë ndërkombëtarë dhe vendorë, duke përfshirë 51 gjykatës, 20 prokurorë dhe 71 pjesëtarë të Njësisë Korrektuese.
4. Stafi i EULEX-it është aktiv në të gjitha gjykatat e Kosovës dhe në të gjitha shkallët e tyre.
5. Zyra e EULEX-it për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore është duke hulumtuar dhe duke bërë identifikimin e personave të zhdukur në Kosovë gjatë konfliktit dhe menjëherë pas tij.