English Shqip / Srpski
 

“Kjo është pronësia vendore”

23 tetor 2009

“Të premten më 23 tetor, Kryeprokurori së bashku me kolegët e tij prokurorë nga Gjykata e Qarkut në Pejë, u takuan me përfaqësuesit e EULEX-it për ta përmbyllur fazën e konsultimeve, e cila ka për qëllim gjetjen e rrugëve drejt realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen (Katalogu i Veprimeve MMK).

Gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it, këshilltarët e EULEX-it për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe këshilltarët e EULEX-it për Njësinë Korrektuese i përfunduan me sukses raundet e konsultimeve me homologët e tyre kosovarë në të gjitha rajonet. Marrëveshja për Katalogun e Veprimeve MMK do të thotë se janë pranuar në tërësi të gjitha rekomandimet e bëra për Gjyqësorin e Kosovës në muajin korrik në Raportin e Programit të EULEX-it.

Rekomandimet e bëra në Raportin e Programit të EULEX-it përfshijnë, mes tjerash, masat për përmirësimin e procesit të përzgjedhjes dhe ngritjes në pozitë të gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës në bazë të meritës, Sistemin Informativ për Menaxhimin e Lëndëve, Sistemin për caktimin e lëndëve dhe Klasifikimin e të burgosurve. Gjatë procesit intensiv të konsultimeve, homologët kosovar kanë kontribuar në mënyrë konstruktive për mënyrën e zbatimit të këtyre masave dhe trajtimit të mangësive. Kjo është pronësia vendore!