English Shqip / Srpski
 

“Ne duam të dimë me shumë!”

12 tetor 2009

EULEX-i e ka filluar një fushatë të gjerë informimi nëpër shkolla, universitete dhe organizata rinore gjithandej Kosovës. Qëllimi i saj është ta shpjegojë rolin e EULEX-it, rëndësinë e përmirësimit të sundimit të ligjit si dhe çështje të tjera.

“Ne kemi vërejtur së ekziston një dëshirë e madhe në mesin e të rinjve Kosovar për të ditur më shumë lidhur me këtë mision,” tha bashkërenduesja e projektit, Eldita Tarani. “Interesimi fillestar ka qenë jashtëzakonisht inkurajues.”

Në Prishtinë, disa pjesëtarë të personelit të EULEX-it vizituan Gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”. Pritja nga ana e mësuesve dhe nxënëseve ishte shumë pozitive.

 

Ardian Latifaj nga EULEX-i mbajti një ligjëratë lidhur me rolin e EULEX-it në Kosovë, e pastaj fjala ju dha atyre që dëshironin të bënin pyetje. Nuk kishte mëdyshje lidhur me dëshirën e të gjithëve për ditur më shumë lidhur me EULEX-in dhe mandatin e tij!

Pyetjet vinin njëra pas tjetrës:

Sa llogaridhënës është EULEX-i? Kur do të mund të futet Kosova në Bashkimin Evropian? Pse EULEX-i ka pushtet ekzekutiv?

Rina një 17-vjeçare nga shkolla e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, dëshironte të dinte më shumë lidhur me Protokollin Policor të nënshkruar me Serbinë. “Pse e keni nënshkruar ketë marrëveshje? Çfarë është qëllimi i saj?” pyeti ajo. Ardiani, nga EULEX-i, shpjegoi se Protokolli do të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar në Kosovë dhe në rajon.

Auroni, një 17 vjeçar, pyeti se si mund të ndihmojë EULEX-i që qytetarët e Kosovës të bëhen ‘Evropianë më të mirë’. Sqarimi që pasoi ishte së me përmirësimin e sundimit të ligjit do të përfitojnë të gjithë e në këtë mënyrë dhe do ta shpijnë Kosovën me afër praktikave dhe standardeve më të mira Evropiane.

Në Mitrovicën veriore të banuar kryesisht me Serb, në ligjërata morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga universiteti. Prapë, mbizotëroi një interesim i madh për të ditur më shumë lidhur me EULEX-in. Kishte shumë pyetje: çfarë është duke bërë EULEX-i lidhur me personat e pagjetur? Çfarë jeni duke bërë në mbrojtje të vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore? A e njeh EULEX-i Kosovën si shtet të pavarur?

“Unë mendoj së një nga mësimet kryesore deri më tani është së njerëzit duhet ta kuptojnë se EULEX-i është mision për sundimin e ligjit. Ka shumë çështje që thjesht nuk janë në mandatin tonë. Në merremi me çështjet që kanë të bëjnë me Drejtësinë, Policinë dhe Doganën,” tha Eldita Tarani.

Gjatë javëve të ardhshme, EULEX-i do të vizitojë dhjetëra shkolla, universitete dhe organizata rinore me qëllim të shpjegimit të mandatit të misionit dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga të rinjtë.