English Shqip / Srpski
 

Rëndësia e një Gjyqësori të pavarur

28 tetor 2009

Andrea Cruciani gjatë ligjëratës së tij
 

 

Më 28 dhe 29 tetor, Këshilli i Evropës (KiE) organizoi një trajnim dy ditor në formë punëtorie mbi gjyqësorin për personelin e EULEX-it. Tema e ditës së parë ishte, “Pavarësia e gjykatëseve ndërkombëtar dhe autonomia e prokurorëve ndërkombëtar”. Ky trajnim u mbajt në selinë e policisë së EULEX-it.

Ky është trajnimi i parë i KiE i realizuar në bashkëpunim me EULEX-in, partneritet ky të cilin KiE është shumë i interesuar ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Është shumë me rëndësi që të diskutohet dhe të gjendet mënyra për mbrojtjen e pavarësisë së gjykatësve dhe autonomisë së prokurorëve, andaj shpresoj që kjo të mos jetë vetëm një ligjëratë por një punëtori e vërtetë mbi këtë çështje,” theksoi në fjalën e saj hyrëse Maria Giuliana Civinini, Kryetare e Asamblesë së Gjykatëseve të EULEX-it.

Në prezantimin e tij, Andrea Cruciani, ish-gjykatës i EULEX-it, ndërsa tani ekspert i Këshillit të Evropës, foli mbi sundimin e ligjit: “Të gjithë e dinë që sundimi i ligjit është element thelbësor i demokracisë dhe qëndrueshmërisë dhe se pavarësia e gjykatëseve dhe prokurorëve është element i rëndësishëm në sundimin funksional të ligjit”, tha Cruciani.

Cruciani theksoi se të gjithë ne duhet të mos i harrojnë dy fakte: i pari është koncepti i ndarjes së pushteteve në qeveri, dhe i dyti është, që ligji duhet ta kufizojë pushtetin e qeverisë.

Shembuj nga disa pika të spikatura përfshijnë: individët kanë disa të drejta të qenësishme të cilat nuk mund të shkelen nga qeveria; ligji duhet të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut, të cilat i gëzon çdo individ.

Si në përgjithësi ashtu edhe në veçanti, në Kosovë, gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtar përbëjnë një pjesë të pandashme të gjyqësorit. Ai në vazhdim theksoi se, ata punojnë së bashku me kolegët e tyre vendor, në ekipe të përbashkëta dhe me qëllim të ndarjes së drejtësisë në mënyrë të paanshme. “Pavarësia e gjyqësorit nuk është një privilegj por një parakusht për ta siguruar paanshmërinë”, komentoi Cruciani.

Tema e ditës së dytë do të jetë neni 5 dhe 6 i Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.

     
Other Photos: