12 nëntor 2009
|
|||
---|---|---|---|
“Të vetëm nuk mund të bëjmë asgjë, së bashku mund të bëjmë shumë” ishin disa nga fjalët e para të shefit të misionit Yves de Kermabon në takimin e tij me Safet Jasharin, Komandantin e stacionit të Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë gjatë një vizite të bërë atje së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Komandanti i stacionit z. Jashari i tha Shefit të Misionit dhe Ministrit Pajaziti se në zonën e tij të përgjegjësisë nuk ka pasur incidente ndëretnike që nga viti 2004. “Jemi shembull i marrëdhënieve të mira në mes të komuniteteve” tha komandanti i stacionit z. Jashari dhe i njoftoi mysafirët se kohëve të fundit është duke u kushtuar një rëndësi e posaçme përmirësimit të bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorëve. Për momentin, EULEX-i ka dy monitorë policorë që punojnë në stacionin policor në Fushë Kosovë, dhe komandanti Jashari shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e mirë që ka me kolegët e tij nga EULEX-i. “EULEX-i ka bërë identifikimin e dobësive dhe sfidave me të cilat përballet PK-ja dhe tani ne mund të punojmë drejt zgjidhjes së tyre.”(Shihni raportin e EULEX-it për programet)
Pas kësaj, shefi i misionit vazhdoi vizitën e tij në Inspektoratin Policor të Kosovës, po ashtu në Fushë Kosovë, ku u takua me Drejtorin e Inspektoratit, Bekim Pira dhe me Drejtorin për Hetuesi, Valdet Hoxha. Detyra e Inspektoratit është inspektimi i përmbushjes së detyrave të punës nga menaxhmenti brenda policisë dhe propozimi i masave disiplinore kundër policëve për shkelje të detyrës. Të tetëmbëdhjetë inspektorët që punojnë në këtë Inspektorat trajtojnë përafërsisht 65 raste në vit, por ekziston nevoja për përshpejtimin e proceseve për çka Inspektorati është duke planifikuar që së shpejti t’i punësojë edhe tetë zyrtarë tjerë.
Other Photos: | ||