English Shqip / Srpski
 

Qasja Programatike: Fillon faza e dytë!

07 dhjetor 2009

Institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë finalizuar programin e përbashkët të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit (MMK) në një fushë me të gjerë të sundimit të ligjit për vitin e ardhshëm. Zëvendës Kryeministri Hajredin Kuqi dhe Zëvendës Shefi i EULEX-it u takuan për të shënuar fundin e fazës planifikuese dhe fillimin e të gjitha aktiviteteve të MMK-së (Katalogët e veprimeve MMK)

Më shumë rreth Qasjes Programatike

Procesi i përputhjes dhe zbatimit të katalogëve të veprimeve MMK të EULEX-it filloi në muajin gusht të këtij viti. Katalogët janë përpiluar me kujdes nga EULEX-i dhe institucionet vendore duke u pasur një ndërlidhje të qartë me objektivat dhe fushat e synuara me dobësi organizative si në polici, drejtësi dhe shërbimin doganor. Procesi i planifikimit ishte frymëzuar nga rekomandimet e përfshira në raportin për programe të EULEX-it, i botuar në muajin korrik të këtij viti.

“Se bashku kemi zhvilluar një udhërrëfyes, dhe tash e tutje se bashku do ta masim përparimin e arritur, në partneritet të plotë” tha Zëvendës Kryeministri Kuqi, duke shtuar së “Aktivitetet dhe projektet e pajtuara me EULEX-in do të përfshihen po ashtu edhe në planet për vitin 2010 të ministrive të ndryshme të përfshira në proces”. Thelbi i partneritetit për MMK formalisht ishte aprovuar nga Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit në mbledhjen e tij të mbajtur me 17 nëntor 2009.

Gjatë këtij takimi, po ashtu u pajtuan që t’iu mundësohet pjesëmarrja në këtë proces Shoqërisë Civile dhe Organizatave joqeveritare. Me 15 dhjetor përfaqësues nga ministri të ndryshme të përfshira në proces siç është (Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe ajo e Ekonomisë e Financave), se bashku me EULEX-in, do të jenë nikoqir të një punëtorie me Shoqërinë Civile dhe OJQ-të. Punëtoria do të përfshijë një fjalë hyrëse rreth përparimit të regjistruar në përpjekjet e MMK-së, e përcjellë nga përvijimi i katalogëve specifik të veprimeve.