22 dhjetor 2009
|
|||
---|---|---|---|
Më 22 dhjetor 2009, EULEX-i dhe Ministria e Ekonomisë dhe e Financave e Kosovës e kanë nënshkruar në Prishtinë një marrëveshje teknike e cila do t’ua mundësojë Departamentit Ekzekutiv të Policisë së EULEX-it (DEP) dhe Ministrisë këmbimin e informatave lidhur me të dhënat doganore, tatimore dhe të thesarit. Kjo do t’ua mundësojë njësive të DEP-it t’i hetojnë si duhet çështjet siç janë evazioni tatimor, kontrabanda, korrupsioni gjatë procesit të prokurimit dhe të privatizimit dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.
Zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it Roy Reeve dhe Ministri i Kosovës i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala e nënshkruan një memorandum për bashkëpunim në prani të medieve.
Të dy e theksuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje në luftën kundër krimeve financiare. Informatat do t’i ndajnë Policia e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor.
“Bashkëpunimi konkret është krijimi i ekipeve të përbashkëta, këmbimi i informatave ndërmjet Policisë së EULEX-it, Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të strukturave të tjera të Administratës Tatimore dhe të Doganës së Kosovës”, tha Ahmet Shala.
“Korrupsioni është diçka që nuk mund ta ndryshosh brenda natës”, shtoi Roy Reeve gjatë konferencës për shtyp. “Duhet të kryejmë hetime të plota. Ndoshta do të na nevojitet të bashkëpunojmë me shtetet e tjera. (..) Do t’i shihni rezultatet gjatë muajve në vijim”.
Foto tjera: | ||