English Shqip / Srpski
 

EULEX-i merr përkrahjen nga shoqëria civile

16 dhjetor 2009
Nga Alexandra George

Përfaqësuesit e EULEX-it gjatë konferencës për shtyp
 

 

“Neve na nevojiten komentet tuaja mbi mënyrën se si na shihni nga pozita juaj, duke qenë plotësisht të sinqertë” u tha Roy Reeve, zëvendësshefi i EULEX-it, një grupi të OJQ-ve nga shoqëria civile të cilat morën pjesë në një punëtori të EULEX-it.

Qëllimi i punëtorisë ishte shpjegimi i metodave që përdoren nga EULEX-i për mentorimin, monitorimin dhe këshillimin e kolegëve të tyre vendas dhe shpjegimi se si ky mentorimin, monitorimin dhe këshillimin do të shpie në përmirësime afatgjata në punën e policisë, doganës dhe të sistemeve të drejtësisë në Kosovë.

Në thelbin e këtij procesi janë të ashtuquajturit ‘katalogët e veprimeve’ të MMK-së (apo ‘strategjitë e veprimeve’). Këta katalogë janë krijuar pas rekomandimeve të dhëna në raportin e EULEX-it për programe (korrik 2009) që janë bazuar në 2500 vlerësime të bëra nga 400 monitorues të punës së MMK-së nga të tri komponentët e EULEX-it, që janë policia, drejtësia dhe dogana.

Këta katalogë të veprimeve janë strategji që kanë për qëllim trajtimin e problemeve të identifikuara në raportin e programeve.

Në fjalimin e tij në hapje të punëtorisë, Alessio Zuccarini, udhëheqësi i Zyrës së EULEX-it për programe, tha se ekziston nevoja që EULEX-i dhe OJQ-të “të kenë një partneritet më të fuqishëm që bazohet në pjesëmarrje, transparencë dhe komunikim”. Kjo kishte kuptimin e dhënies së kontributit për zbatimin e këtyre veprimeve.

Nikoqirë të kësaj punëtorie, në të cilën ishin ftuar 40 përfaqësues të OJQ-ve, ishin EULEX-i dhe përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Ekonomisë dhe Financave.
Ky partneritet për MMK mes EULEX-it dhe shoqërisë civile është miratuar zyrtarisht në takimin e Bordit të përbashkët për sundimin e ligjit që është mbajtur më 17 nëntor 2009.
Alessandro Tedesco, menaxher i programeve nga EULEX-i për shoqërinë civile/OJQ, tha se politika e EULEX-it për transparencë “përbën synimin tonë për t’ju mbajtur të informuar. Neve na nevojitet përkrahja juaj për synimin tonë të dytë, që është bashkëpunimi.”

Pas kësaj janë mbajtur diskutime rreth katalogëve të ndryshëm të veprimeve. Grupi nga drejtësia është kryesuar nga Andrea Behm, këshilltare e EULEX-it në Këshillin Gjyqësor të  Kosovës.  Këto diskutime u përqendruan në pesë katalogët e MMK-së që i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këto diskutime kanë përfshirë: (a) Mekanizmat e llogaridhënies brenda gjyqësorit të Kosovës; (b) Pavarësinë e gjykatësve të Kosovës dhe autonomia e prokurorëve të Kosovës dhe qasja në drejtësi; (c)  Zbatimi i një sistemi të duhur informativ për menaxhimin e rasteve; dhe (d) Përfaqësimi i duhur i komuniteteve jo-shumicë dhe përfaqësimi i duhur gjinor në gjyqësorin e Kosovës.

Znj. Behm bëri një prezantim të shkurtër mbi KGJK-në i cili është themeluar në muajin gusht. Deri më tani, Zyra e këshillit disiplinor ka transferuar tek KGJK-ja 235 raste të dyshuara si sjellje jo të duhura nga gjyqësori, numër ky shumë i lartë nëse merret parasysh numri prej përafërsisht 300 gjykatësve dhe 200 prokurorëve.

Fatmir Rexhepi, udhëheqësi i sekretariatit të KGJK-së i cili e mbikëqyrë sistemin informativ për menaxhimin e rasteve tha: “Ky sistem mund të garantojë transparencë për sa i përket caktimit të rasteve për gjykatësit. Ky është një hap përpara në ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.”

Hydajet Hyseni, udhëheqës i njësisë së auditimit të gjyqësorit, tha se mandati i njësisë së tij është që të propozojë reforma për ndryshimin e sistemit të drejtësisë. Deri më sot, janë bërë 21 raporte të auditimit të cilët i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, KGJK-së dhe EULEX-it, që përmbajnë 233 rekomandime, si dhe e ftoi shoqërinë civile për të ndihmuar në zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Në disa raste të caktuara, tendenca e ndërhyrjeve politike nënkupton se KGJK-ja duhet të jetë shumë syçelë në lidhje me to: ajo ka bërë shkarkimin e disa gjykatësve dhe në të njëjtën kohë është duke kërkuar mjete buxhetore për të ofruar më shumë siguri për gjykatësit. Znj. Behm foli rreth nevojës për rritjen e përfaqësimit të femrave dhe pakicave në gjyqësor.

Gjatë sesioneve për pyetje dhe përgjigje u ngritën disa pyetje, si nga drejtori i Qendrës së Kosovës për rehabilitimin e viktimave të torturës, drejtori i Qendrës për menaxhimin e konflikteve dhe ai i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Dy katalogët e veprimeve që u diskutuan në tryezën e rrumbullakët të Policisë ishin ai për shërbimet policore në komunitet dhe ai për Drejtorinë për trafik të PK-së. Diskutimet për katalogun e parë u kryesuan nga Antonio Paixao, këshilltar për shërbimet policore në komunitet dhe diskutimet për katalogun e dytë nga Christophe Perrette, këshilltar i EULEX-it në Drejtorinë për trafik.