English Shqip / Srpski

 

 

Koordinimi i Sundimit të Ligjit

12 janar 2010

Mbledhja e Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon dhe Frederic Mathieu, këshilltar special i shefit të EULEX-it EULEX/Enisa Kasemi
 

 

Bordi i Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuci dhe shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon e ka mbajtur mbledhjen e tij të katërmbëdhjetë në objektin e Qeverisë.

Në fillim të takimit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehu vlerësimin e tij për punën e përbashkët të bërë gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se qeveria e Kosovës ka tri prioritete kryesore si: sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva e integrimit evropian. At tha se këto prioritete mund të arrihen më mirë me veprime konkrete të qeverisë së Kosovës dhe EULEX- it.

Yves De Kermabon shprehu dëshirën ta shoh EULEX- in dhe institucionet e Kosovës në një bashkëpunim më të thellë. “EULEX-i do të vazhdojë t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në zbatimin e sundimit të ligjit për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha shefi i EULEX-it.

Gjatë mbledhjes u diskutuan disa çështje, si udhërrëfyesi mbi Katalogun e Veprimeve të Monitorimit, Mentorimit dhe Këshillimit, i cili është përkrahur dhe aprovuar. Anëtarët e Bordit e mbështetën procesin e vazhdueshëm të reformave strukturore të Policisë së Kosovës, si dhe zhvillimet pozitive lidhur me rritjen e numrit të pjesëtarëve të policisë kufitare. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Shala e informoi BPKSL rreth më të rejave lidhur me Bordin e Pavarur për Rishqyrtim dhe BPKSL konkludoi se është e rëndësishme që ky Bord për një afat të shkurtër të jetë funksional dhe tha se konsultimet e mëtejme janë të nevojshme në mes të palëve relevante mbi strukturimin e mundshëm të këtij bordi për afat më të gjatë.

Anëtarët e BPKSL diskutuan për procesin e fazave të hartimit mbi amendamentimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe u pajtuan që grupet punuese duhet të fokusohen më shumë në kualitetin dhe përmbajtjen e këtyre kodeve komplekse e jo vetëm në afatet kohore.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Pajaziti e informoi Bordin për arritjet dhe aktivitetet e Qeverisë lidhur me përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave dhe kërkoi angazhim shtesë të EULEX-it në këtë drejtim.

Bordi diskutoi dhe arriti në përfundim se grupi punues duhet të takohet dhe të shqyrtojë fushat e përgjegjësisë dhe koordinimit lidhur me çështjet e emergjencave civile.

Të dyja palët u pajtuan që ndihma juridike ndërkombëtare dhe rajonale është vendimtare për ta luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, krimin e organizuar dhe se konsultimet e mëtejme janë të nevojshme për këtë çështje. Gjithashtu është diskutuar edhe për funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mbledhja e ardhshme e BPKSL është caktuar të mbahet më 24 Shkurt 2010.

     
Other Photos: