English Shqip / Srpski
 

Duhet gjetur zgjidhje pragmatike urgjente për përmirësimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës

03 mars 2010

Sot në Beograd u zhvilluan diskutime ndërmjet shefit të misionit të EULEX-it, z. de Kermabon, ministrit Bogdanoviq dhe sekretarit të shtetit Homen. Të dyja palët u pajtuan që diskutimet, të cilat u përqendruan në përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë, ishin të sinqerta, pozitive dhe konstruktive. Qëllimi ishte që të gjinden zgjidhje funksionale në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganës, që do jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet.

U diskutuan një numër masash për ndërtimin e besimit, ndërsa do të mbahen edhe takime vijuese për t’i përcaktuar këto zgjidhje funksionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Palët u pajtuan se ka nevojë urgjente për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se mënyra më e mirë në këtë drejtim është gjetja e zgjidhjeve pragmatike.