English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

QKSPEZH-ja partner në ndërtimin e kapaciteteve në polici dhe doganë, tha de Kermabon

16 mars 2010

Shefi i Misionit bisedon me Udhëheqësen e Akademisë Policore, Vushtrri
 

 

“Pjesa kryesore e Misionit EULEX është që të këshillojë Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, kështu që mendoj se roli i akademisë policore është shumë i rëndësishëm sepse ofron përmirësim hap pas hapi të aftësive dhe kapaciteteve të policisë, doganës dhe institucioneve tjera të sigurisë publike. Prandaj vendosa të vij dhe t’i shoh përmirësimet e reja”, tha sot Yves de Kermabon, Shef i  EULEX-it gjatë vizitës së tij në Akademinë Policore në Vushtrri, e riemërtuar në muajin mars 2008 si Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH).
Që atëherë ajo është shndërruar nga një akademi për aftësimin e policisë e njohur si shkolla e OSBE/SHPK në një qendër trajnimi për 4 agjenci të sigurisë publike: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimet Korrektuese, dhe Menaxhim i Emergjencave, e cila sipas Taibe Canollit, Udhëheqëse e QKSPAZH, i përmbush standardet Evropiane. Koncepti kryesor i trajnimit është siguria publike apo përgjegjësia ndaj qytetarëve.
Akademia Policore është themeluar në vitin 1999, pak pas mbarimit të luftës nën mbikëqyrje të UNMIK-ut, i cili e kishte mandatin e themelimit të shërbimit policor vendas në bashkëpunim me OSBE-në.
Z. de Kermabon përgëzoi për avancimin e programeve të aftësimit, të cilat nga vjeshta e ardhshme do të ofrojnë edhe diploma universitare. Ai pyeti se çfarë roli mund të ketë QKSPEZH-ja në kontekstin e luftës së Qeverisë dhe EULEX-it kundër korrupsionit. Znj. Canolli u përgjigj duke thënë se plan-programi i aftësimit përfshin programe që kanë rritur vetëdijesimin lidhur me këtë çështje dhe i ka mësuar studentët si t’i rezistojnë korrupsionit.  “Ne e kuptojmë rëndësinë e kësaj, si dhe nevojën për ta luftuar atë”.

Canolli tha se suksesi i akademisë policore është arritur me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të EULEX-it, posaçërisht në zhvillimin e kapaciteteve për të cilën ajo tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

     
Other Photos: