Get the Flash Player to see this player.
|
19 mars 2010
|
|||
---|---|---|---|
Shefi i Misionit të EULEX-it Mission Yves de Kermabon ka vizituar kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Avni Kastrati. Kryetari theksoi gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në afrimin e të gjitha komuniteteve të Mitrovicës.
Kryetari përmendi edhe planet e komunës për ndarje të hapësirës për zyra në qendrën e vjetër të kulturës për Policinë e Kosovës për shkak të dëmtimit të zyrave të tyre gjatë tërmetit të javës së shkuar. Nuk ka ndonjë parashikim se kur do të mund të përdoret përsëri ndërtesa aktuale e policisë.
Yves de Kermabon dhe Avni Kastrati u takuan shkurtazi edhe me gazetarët vendor. Shefi i Misionit i siguroi ata se EULEX-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. I pyetur se kur do të jenë në gjendje të kthehen në punë gjykatësi dhe prokurorët vendor në gjykatën e Mitrovicës, ai ishte përgjigjur: “Sa më shpejt, aq më mirë!”.
Një prej arsyeve të vizitës së tij në Mitrovicë ishte vizita në gjykatë dhe për të marrë vlerësimet e ekspertëve për shkallën e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti. Z. de Kermabon gjithashtu vizitoi edhe gjykatën për të parë edhe vetë dëmet e shkaktuara.
Vlerësimi për mënyrën e veprimit në të ardhmen ende nuk është përfunduar, por Shefi i Misionit ishte i kënaqur kur dëgjoi se një seancë gjyqësore ishte mbajtur në po të njëjtën ditë. Për këtë seancë gjyqësore ishte përdorur një pjesë e ndërtesës së gjykatës e cila nuk kishte pësuar dëmtime serioze. “Është mirë të shohësh se drejtësia në Mitrovicë është duke vazhduar të funksionojë, përkundër tërmetit të shkaktuar. Por, natyrisht ne duhet të shtojmë vëllimin e punës për të mirën e gjithë qytetarëve” përfundoi Yves de Kermabon.