Get the Flash Player to see this player.
|
25 mars 2010
|
|||
---|---|---|---|
Shefi i misionit i vazhdoi angazhimet e tij në terren më 25 mars duke e vizituar Suharekën ku u takua me kryetarin komunës Blerim Kuqi dhe me komandantin e PK-së Arsim Berisha. Komandanti Berisha i tha shefit të misionit që sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet PK-ja në Suharekë janë të natyrës teknike.
Parku i automjeteve të policisë është në gjendje të keqe dhe vetëm një numër i vogël i automjeteve funksionojnë si duhet. Shefi i misionit premtoi se do t’ia përcjellë porosinë ministrit të punëve të brendshme.
Komunikacioni ende paraqet problem të madh për qytetin, por kohëve të fundit ka rënie të aksidenteve që kanë të bëjnë me komunikacionin. Me sa duket kjo rënie ka të bëjë me shtimin e kontrollit dhe të numrit të gjobave nga ana e PK-së.
Komandanti Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga katër monitorues të EULEX-it të cilët aktualisht janë duke punuar krahë për krahë me kolegët vendorë në stacion dhe përfundoi duke thënë “Unë i konsideroj pjesëtarët e EULEX-it si anëtarë të familjes.”
Kryetari Kuqi e informoi shefin e misionit që komuna dhe PK-ja kanë diskutuar për mundësinë e ndërtimit të një unaze rreth qytetit në mënyrë që të merren me problemet e komunikacionit brenda qytetit. Qytetarët kanë shprehur qëndrim pozitiv ndaj kësaj nisme. Kryetari po ashtu e shoqëroi shefin e misionit në zyrën e regjistrimit civil dhe në qendrën e sapokrijuar të biznesit. Komuna është duke punuar në krijimin e një zone industriale ku do të prodhohen orenditë, prodhimet farmaceutike dhe këpucët. “Vlerësohet se në këtë zonë industriale do të krijohen vende pune për 800 njerëz” tha kryetari i komunës.
Foto tjera: | ||