Get the Flash Player to see this player.
|
30 mars 2010
|
|||
---|---|---|---|
Ministri gjerman i mbrojtjes Karl-Theodor Freiherr zu Guttenberg e vizitoi selinë e EULEX-it në Prishtinë më 30 mars 2010.
Ministrit i dëshiruan mirëseardhje zëvendësshefi i EULEX-it Roy Reeve dhe Piter Feith, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët e bënë një prezantim të përgjithshëm të gjendjes aktuale në mision dhe të bashkërendimit të ngushtë ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të tjera të BE-së të pranishme në Kosovë.
Ministri Guttenberg tha se ishte shumë i kënaqur me punën e EULEX-it dhe që Gjermania mbetej e përkushtuar ndaj misionit dhe objektivave të tij. Gjermania aktualisht kontribuon në mision me ekspertë të cilët janë duke punuar në komponentin e policisë, në atë të doganës dhe në zyrën e shefit të stafit.
Other Photos: | ||