English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

“Shenjë konkrete e pranisë së BE-së në Kosovën veriore”

26 mars 2010

Shefi i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, së bashku me Ambasadorin italian në Kosovë dhe Fasilituesin e BE-së në veri të Kosovës, Michael Giffoni, dhe Kjartan Bjornsson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian me gazetarë përpara Shtëpisë së BE-së në Mitrovicën veriore më 26 mars 2010/EULEX/Enisa Kasemi
 
Gjatë një vizite të posaçme në Kosovën veriore, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ritheksuan përkushtimin e tyre për zhvillimin socio-ekonomik dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën, përfshirë veriun.

Fasilituesi i BE-së për veriun, ambasadori italian Michael Giffoni, Kjartan Björnsson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Yves de Kermabon, shefi i EULEX-it, dhanë komentet e tyre në shtëpinë e BE-së të hapur kohëve të fundit.
Z. Giffoni tha se të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së janë të përkushtuara për perspektivën evropiane si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë si pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe kjo e përfshin edhe Kosovën veriore.
“Institucionet e BE-së të pranishme në Kosovë i ndajnë vlerat e njëjta drejt objektivave të përkufizuara në Kosovë: promovimi i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në të mirë të gjithë qytetarëve në Kosovë. Një prej të arriturave konkrete të këtij aktiviteti ka qenë mundësimi i vendosjes së një pranie efektive të BE-së në veri” tha z. Giffoni.
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, theksoi faktin se BE-ja, me të gjitha burimet e ndryshme të saja është duke punuar së bashku për të përmirësuar situatën në Kosovë, përfshirë edhe në veri.
“EULEX-i ka prani të policisë dhe të doganës 24/7 në portën 1 dhe 31 e cila ka pasur si rezultat zvogëlimin e madh të kontrabandës. Ne e kemi rihapur Gjykatën e Qarkut në Mitrovicën e veriut dhe jemi marrë me disa raste të mbështetur edhe nga personeli administrativ vendas. Tani jemi duke punuar në mënyrë urgjente për kthimin e gjykatësve dhe të prokurorëve serbë dhe të atyre shqiptarë të Kosovës” tha ai.
Z. Björnsson tha se Komisioni Evropian me vite të tëra tashmë është duke punuar në mbarë Kosovën, përfshirë veriun.
“Jemi të përkushtuar ta forcojmë përfshirjen tonë në Kosovën veriore duke i kontribuuar kështu stabilizimit të saj. Ne dëshirojmë ta bëjmë agjendën e përgjithshme të integrimit në BE më të qartë për palët vendore me interes dhe t’i mbështesim projektet të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetës. Për shembull: ne planifikojmë ta ndërtojmë një shtëpi të shëndetit në Zubin Potok, ne dëshirojmë të punojmë në pastrimin e ujit për Leposaviqin " tha ai.

Fakte Bazë: English, Shqip, Srpski

     
Other Photos: