Get the Flash Player to see this player.
|
08 prill, 2010
|
|||
---|---|---|---|
Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it (NjSP) ka mbështetur ushtrimin e Policisë së Kosovës (PK) për mbajtjen në kontroll të trazirave që u organizua në kampin Vrellë afër aeroportit të Prishtinës.
Njësia e formuar policore Franceze nën komandën e kolonelit Pierre Anteblian ka ushtruar së bashku me Njësinë për Mbështetje të Veprimeve Regjonale brenda PK-së (ROSU) duke ofruar trajnime për përdorimin e armëve me predha me gas lotësjellës, topin që hudhë ujë dhe veturat e blinduara. Qëllimi i ushtrimeve të këtilla për Policinë e Kosovës është që të përgatiten për ndonjë trazirë të mundshme. Gjatë situatave të tilla, Njësitë Speciale të Policisë së EULEX-it veprojnë në rend të dytë pas PK-së.
Bajram Rexhepi tani i emëruar si Ministër për Punë të Brendshme dhe zëvendës udhëheqësi i EULEX-it Roy Reeve ishin të pranishëm gjatë ushtrimit. Ata të dy kanë theksuar rëndësinë e koordinimit të mirë në mes të dy institucioneve me qëllim të mbajtjes së një mjedisi të sigurt në Kosovë.
Other Photos: | ||