English Shqip / Srpski

Vizita nxjerr në pah të arriturat dhe mangësitë

15 prill 2010

Stacioni i policisë në Vushtrri 15 prill 2010/EULEX/Enisa Kasemi
 

 

Yves de Kermabon vizitoi stacionin e policisë në Vushtrri dhe e lavdëroi policinë e atjeshme për punën e deritanishme. Ai është takuar me ekipin e udhëheqësve vendas të policisë, të cilin e përbëjnë policët shqiptarë dhe serbë si dhe policët e EULEX-it.   
Komandanti i stacionit të policisë, Abdylaziz Hoxha, i tha shefit të misionit të EULEX-it se në saje të kryerjes së suksesshme të detyrave policore është përmirësuar liria e lëvizjes dhe siguria.  Ndërsa, lidhur me funksionimin e drejtësisë, si problem serioz u potencua mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, që po ndikon në efikasitetin e policisë për të zgjidhur më shumë se 1,000 raste.  Z. de Kermabon, po ashtu, e vizitoi nënstacionin e policisë në fshatin Prilluzhë.  

       
Other Photos: