Get the Flash Player to see this player.
|
23 mars 2010
|
|||
---|---|---|---|
Shefi i misionit Yves de Kermabon së bashku me Udhëheqësin e Komponentit të Policisë të EULEX-it, Udo Möller e kanë vizituar qytetin e Dragashit në Kosovë, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të vizitave të tyre nëpër komuna.
Së pari ata janë ndalur në Komunën e Dragashit ku kanë biseduar me autoritetet lokale.
Kryetari i Komunës Salim Jenuzi i njoftoi me regjionin duke e theksuar karakterin shumë-etnik të kësaj pjese që është i veçantë për Kosovën. “Në përgjithësi situata këtu është e qetë duke ju falënderuar popullatës së këtushme.
Marrëdhëniet në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë këtu janë të mira. Bashkëpunimi i tyre me komunën si dhe me policinë bazohet në respektin e dyanshëm.”
Yves de Kermabon dhe Udo Möller gjithashtu janë takuar edhe me Gëzim Berishën, komandant i stacionit lokal të policisë.
Other Photos: | ||