English Shqip / Srpski
 

Dita e të Pagjeturve në Kosovë

27 prill 2010

Procesi i dorëzimit të mbetjeve mortore të një personi familjes së tij
 

 

Në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, theksoi vendosmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Shqyrtimi i shkeljeve së të drejtave të njeriut të bëra në të kaluarën është një nga shumë sfidat me të cilat përballet sot Kosova.  Nismat e ndërmarra për të kundërshtar mosndëshkimin dhe për të  promovuar sundimin e ligjit duke i hetuar shkeljet e bëra në të kaluarën janë një faktor shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi drejtësie i cili bën avancimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kthen besimin e shoqërisë, e lufton mosndëshkimin dhe e fuqizon cilësinë e shoqërisë civile,” tha de Kermabon.

Është arritur një përparim i qëndrueshëm që nga dhjetori i vitit 2008 kur edhe ka nisur misioni i EULEX-it në Kosovë. Falë angazhimeve të përbashkëta të ekspertëve të EULEX-it për mjekësi ligjore dhe atyre nga Zyra për Persona të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore, janë zhvilluar 185 operacione në terren gjatë të cilave janë gjetur dhe identifikuar 79 persona të pagjetur. 135 mbetje mortore të personave të pagjetur dhe viktimave të tjera të konfliktit dhe atyre të pas konfliktit janë analizuar nga mjekësia ligjore, janë identifikuar dhe u janë kthyer familjeve të tyre. Një analizë gjithëpërfshirëse e mbetjeve mortore të paidentifikuara kishte filluar dhe ajo po vazhdon ende. Janë shqyrtuar rreth 800 dosje të rasteve të përziera, të fragmentuara dhe të djegura. Janë përzgjedhur mbi 1000 mostra të eshtrave për analiza të mëtejme. Pos kësaj, janë zhvilluar mbi 130 takime bashkërenduese me shoqatat e familjeve, ku si rezultat i kësaj është arritur deri te një numër i rëndësishëm i informatave.
Njësia për hetimin e krimeve të luftës (WCIU) brenda EULEX-it është duke kryer hetime për fatin e personave të pagjetur dhe rrethanave në të cilat ata janë zhdukur. Kjo njësi, po ashtu, merret me gjetjen e vendndodhjes  së varrezave, mbledh dëshmi për krimet që kanë të bëjnë me zhdukjen e këtyre personave, si dhe punon në identifikimin e autorëve të këtyre krimeve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Procesi kompleks i identifikimit të personave përfshin ndërtimin e profilit biologjik të personit, ku përfshihet gjinia, mosha, dhe analiza e hollësishme e skeletit e cila mund të shpie drejtë identifikimit. Analizat e ADN-së janë shumë të rëndësishme në procesin e identifikimit. Mostrat e ADN-së, të nxjerra nga mbetjet mortore, dërgohen në laborator për ta krijuar profilin e ADN-së, i cili më më pas krahasohet për përputhshmëri  me mostrat e gjakut të ndonjë nga të afërmit e mundshëm.
       
Foto tjera: