English Shqip / Srpski
 

Hetohen tenderët për ndërtime

29 prill 2010

Policia e EULEX-it
 

 

Policia e EULEX-it i ka kryer me sukses bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe në disa banesa private në Prishtinë dhe rrethinë të saj.
Bastisjet e bëra në gjashtë lokacione janë pjesë e një hetimi lidhur me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-09.
Hetimi është duke u bërë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Prokurorët specialë të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale. Me këtë rast janë sekuestruar kompjuterë dhe dokumente për ekzaminim të mëtejshëm.
Banesat private në fjalë janë të individëve që kanë lidhje me Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Në këtë fazë, bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetimor. Materiali i mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja.