English Shqip / Srpski
 

Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave

12 Maj 2010

Sot, në rajonin e Vushtrrisë, Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) bëri zhvarrimin e mbetjeve mortore të tetë personave të pagjetur. Ky është rezultat i hetimeve të thella arkivore të kryera në vitin 2009, që ka përfshirë shqyrtimin e shumë dosjeve dhe shfrytëzimin e burimeve të ndryshme.

Që nga fillimi i punës së Misionit EULEX në Kosovë, më 9 dhjetor 2008, ai ka bërë zhvarrimin e mbetjeve mortore të 122 personave.

Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore bashkë-drejtohet nga EULEX-i dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës. OMPF-ja është e specializuar për një varg të gjerë të fushave të mjekësisë ligjore. Objektivat kryesore të saja janë përcaktimi i fatit të personave të pagjetur si pasojë e konfliktit në Kosovë dhe pas tij, fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë përmes ofrimit të provave shkencore të mjekësisë ligjore që mund të ndihmojnë në kërkimin e drejtësisë, si dhe të jetë në qendër të zhvillimeve lidhur me mjekësinë ligjore në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.