English Shqip / Srpski

“Dita e Hapur” e BE-së, EULEX-i lë gjurmë

Nga Eldita Tarani

Fëmijët pranë stendës së EULEX-it gjatë Ditës së Hapur të BE-së në Bruksel
 

 

Të shtunën, më 8 maj, institucione të ndryshme evropiane e festuan "Ditën e hapur të BE-së " në Bruksel. Ky ishte një rast që opinioni të mësojë më tepër për Bashkimin Evropian dhe punën e tij. EULEX-i e dërgoi një ekip në kryeqytetin belg për të marrë pjesë.   

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme u mbajt në sallën e madhe të ndërtesës së Këshillit të BE-së. Të gjitha misionet e BE-së për Politika të Përbashkëta të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (PPSM) prezantuan informacione të nxjerra në ekran për t’ju dëshiruar mirëseardhje njerëzve.

Në stendën e misionit më të madh civil PPSM, misionit të EULEX-it, u ekspozuan afishe dhe porosi për mija vizitorë, në të cilat paraqitej puna e misionit dhe të arriturat e tij.

“Jam i entuziazmuar që gjendem këtu dhe kam mundësi të mësojë më tepër për përpjekjet që po i bën BE-ja për ta mbështetur përparimin e vendit tim” tha Agimi, një vizitor kosovar i cili jeton në Bruksel.
Vizitorëve ju ofruan gjëra të ndryshme siç janë fletëpalosjet informative me të dhëna, broshura “Çka është EULEX-i” dhe materiale të tjera reklamuese të EULEX-it, siç janë lapsat dhe litarët e shkurtër.

Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Roumpoy, e vizitoi personalisht stendën e EULEX – it.

Hiti i ditës ishte mundësia për të mësuar/të marrë shpërblim – një kuiz i EULEX-it. Nga vizitorët u kërkua që të përgjigjen në disa pyetje për EULEX-in. Fituesit morën shpërblime si gotë të madhe për kafe me mbishkrimin EULEX, shall për femra, kapelë bejsbolli dhe mbajtëse të çelësave.

“Qëllimi ynë është që vizitorët të mos shkojnë vetëm me çantën plot me dhurata por po ashtu edhe me njohuri më të mira lidhur me misionin” tha Karin Limdal, Udhëheqëse e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ekipi i EULEX – it u takua po ashtu me kolegët e zyrave për shtyp të misioneve të tjera ndërkombëtare. Ekipi e bëri një prezantim të shkurtër për identitetin vizual të EULEX-it  dhe identitetin e BE-së,  gjë e cila u mirëprit dhe u çmua nga zyrat për shtyp dhe informim publik të misioneve të tjera.

Zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë, Maja Koçijançiç, i falënderoi të gjitha zyrat për shtyp dhe informim publik për vizitën e tyre në Bruksel. Ajo e mbështeti idenë për punë dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet misioneve në të ardhmen.
       
Other Photos: