Get the Flash Player to see this player.
|
08 qershor 2010
|
|||
---|---|---|---|
Shefi i misionit të EULEX-it Yves de Kermabon dhe PSBE në Kosovë Pieter Feith janë takuar sot me media në Bruksel pasi të dy i njoftuan Shtetet Anëtare në komisionin për Politik dhe Siguri për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe për punën e misionit të EULEX-it në Kosovë.
Yves de Kermabon me kënaqësi deklaroi se misioni të cilin ai e udhëheqë ka mbështetje të plotë nga 27 shtetet anëtare, posaçërisht për hapat e ndërmarrë tani për luftimin e korrupsionit dhe në mes tjerash ai arriti ti informoi gazetarët se vendimi për vazhdimin e mandatit të misionit edhe për dy vite është marrë pikërisht të njëjtën ditë.
Shefi i misionit theksoi tri çështjet kryesore të cilat misioni i ka trajtuar në këtë kohë: ”luftimi I korrupsionit, arritja e përgjegjësisë (pronësisë) vendore dhe progresi në fushën e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur janë me të vërtetë në qendër të vëmendjes për misionin e EULEX-it” de Kermabon tha se. ”Misioni është i përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe hetimet e fundit janë shembull i qartë I vendosmërisë tonë reale.” Ai vazhdoi duke theksuar disa nga të metat dhe sfidat në institucionet për sundim të ligjit në Kosovë siç është paraqitur në Raportin e fundit Programor të EULEX-it me të cilat duhet të merren institucionet vendore por në të njëjtën kohë ai theksoi se është arritur progres dhe ai lavdëroi Kryeministrin Thaçi për pjekurinë e tij të treguar kur Qeveria që udhëheqë ai, përkatësisht një ministri është bastisur.
Foto tjera: | ||||