Get the Flash Player to see this player.
|
06 korrik 2010
|
|||
---|---|---|---|
Other Photos: |
|
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy u takua me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ai gjithashtu u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Pieter Feith dhe vizitoi selinë kryesore të EULEX-it, ku u prit nga zëvendës Shefi i Misionit, Roy Reeve. Pas vizitës së tij në EULEX, Presidenti i bëri këto komente:
Më lejoni të shfrytëzoj rastin për të shprehur falënderimin dhe përkrahjen time për punën e EULEX-it dhe atë të institucioneve tjera të BE-së të pranishme në Kosovë.
Misioni EULEX është misioni me i madh civil i BE-së i ndërmarrë ndonjëherë. Puna e tij, së bashku me veprimtaritë e Përfaqësuesit Special të BE-së, si dhe puna e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në kuadër të agjendës për reforma, është e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës dhe të aspiratave evropiane të saj.
Sundimi i ligjit është një nga vlerat përcaktuese të Bashkimit Evropian, dhe njëri nga prioritetet tona më të rëndësishme në Kosovë. Misioni i EULEX-it ka arritur rezultate të mira. Aktivitetet e tij e pasqyrojnë përkushtimin e fuqishëm të BE-së për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
27 vendet anëtarë të BE-së i kanë dhënë përkrahjen e tyre të plotë punës së EULEX-it. Unë si president i Këshillit Evropian, organ i cili mbledh udhëheqësit e vendeve anëtare, jam krenar me të arriturat tuaja. Ju po e bëni një punë të çmueshme dhe shumë të rëndësishme, ndonjëherë në rrethana shumë të vështira.
Ju e gëzoni përkrahjen time të përzemërt.