27 korrik 2010
|
|||
---|---|---|---|
Z Xavier Bout de Marnhac nga Franca, u emërua sot Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Këtë vendim e mori Komiteti për Politika dhe Siguri i Bashkimit Evropian pas rekomandimit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Z. Bout de Marnhac, i cili do ta pasojë z. Yves de Kermabon, do ta merr detyrën më 15 tetor 2010. Ky emërim është për një vit, me mundësi të vazhdimit.
Me këtë rast, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton deklaroi si vijon;
"Z. Xavier Bout de Marnhac e posedon lidershipin e nevojshëm për të drejtuar një operacion të madh të sundimit të ligjit në një mjedis të ndërlikuar. Përvoja e tij në menaxhimin e krizave dhe njohuria tij lidhur me gjendjen në terren e përbëjnë kualifikimin e duhur për ta udhëhequr EULEX-in nëpër periudhën e ardhshme gjatë të cilës misioni do të përballet me sfida të konsiderueshme duke vazhduar përmbushjen e thelbit të mandatit të tij në tërë Kosovën. Unë pres me padurim të bashkëpunoj me z. Bout de Marnhac , ndërsa ai do ta ketë përkrahjen time të plotë në përmbushjen e detyrave të tij.
Biografia: Mr Xavier Bout de Marnhac