English Shqip / Srpski

LAJME

Zhvillimi i kapaciteteve vendase të mjekësisë ligjore

18 gusht, 2010

Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHML) është shndërruar tani në Departamentin për Mjekësi Ligjore (DML).
Pas një analize të thellë lidhur me nevojat e zhvillimit të mjekësisë ligjore në Kosovë, DML, i cili bën pjesë në Ministrinë e Drejtësisë, është riorganizuar.
Bashkëkryesuesi i DML-së i EULEX-it, Alan Robinson, tha që ndryshimet ishin të nevojshme në mënyrë që të bashkohen në një vend të gjitha burimet e mjekësisë ligjore në Kosovë.

DML i informon vazhdimisht familjet e personave të zhdukur lidhur me përparimin e bërë dhe ua kthen mbetjet mortore të identifikuara familjeve të tyre

“Kjo do të thotë që këto burime do të shfrytëzohen më mirë, në dobi të gjyqësorit dhe të popullit të Kosovës në përgjithësi,” tha Alan Robinson. “Mandati i DML-së mbetet i njëjtë, sa i përket aktivitetit në lidhje me personat e zhdukur dhe ofrimit të mjekësisë ligjore.

Megjithatë, ai, po ashtu, ka kompetenca të reja në të cilat bën pjesë zhvillimi i kapaciteteve vendase të mjekësisë ligjore,” shtoi ai.

DML është themeluar në bazë të Ligjit për Krijimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Në bazë të këtij ligji Departamenti i Mjekësisë Ligjore e ka mandatin e autoritetit kompetent publik përgjegjës për ofrimin e mjekësisë ligjore dhe të ekspertizës mjekësore në hetimin e vdekjeve. Këtu bën pjesë kërkimi, gjetja e vendndodhjes, zhvarrosja, obduksioni dhe identifikimi i mbetjeve mortore që kanë të bëjnë me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe në periudhën pas tij dhe kthimi i mbetjeve trupore tek familjet e tyre.

Në kuadër të DML-së, EULEX-i e ka një ekip të përkushtuar të ekspertëve për mjekësi ligjore dhe persona të zhdukur.

       
Foto tjera: