English Shqip / Srpski

LAJME

de Kermabon: Nuk do të tolerohet huliganizmi i pakuptimtë

13 shtator, 2010

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, i ka dënuar përleshjet e dhunshme të shtunës mbrëma, ku për pasojë u plagos një pjesëtar i këtij misioni, duke nënvizuar se EULEX-i nuk do të tolerojë sjellje të tilla të paligjshme.

Yves de Kermabon duke biseduar me pjesëtarin e plagosur të EULEX-it


“EULEX-i i dënon fuqishëm kryerësit e përleshjeve të dhunshme në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar ku, gjatë përpjekjeve për të rivendosur rendin, një polic i EULEX-it është plagosur pasi është shtënë me armë në drejtim të Njësive Policore të EULEX-it si dhe janë hedhur koktej molotovi. Po ashtu, është lënduar lehtë edhe një polic i Policisë së Kosovës”, u tha de Kermabon reporterëve gjatë një konference për shtyp.

“Këto akte të huliganizmit të pakuptimtë nuk kanë vend në asnjë shoqëri demokratike, prandaj duhet të dënohen nga të gjithë”, tha de Kermabon.

Këto komente ai i bëri pas kthimit të tij nga spitali ushtarak gjerman në Prizren, ku e vizitoi policin e lënduar të EULEX-it, i cili po trajtohet si pasojë e plagëve nga plumbat.
Të shtunën mbrëma (11 shtator), pas ndeshjes gjysmë-finale në basketboll, grupe shqiptarësh dhe serbësh kosovarë janë përleshur tek ura në Mitrovicë.

“Këto akte të huliganizmit të pakuptimtë nuk kanë vend në asnjë shoqëri demokratike, prandaj duhet të dënohen nga të gjithë”, tha de Kermabon.

Për më shumë, ai shtoi se EULEX-i nuk do të tolerojë sjellje të tilla të paligjshme dhe është i gatshëm të marrë të gjitha masat e duhura në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, për të siguruar që në rast se përsëriten ngjarjet e këtilla do të reagohet fuqishëm.

       
Other Photos: