English Shqip / Srpski

LAJME

Yves de Kermabon bashkëkryesoi për herë të fundit takimin e Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

22 shtator, 2010

Në rolin e tij të fundit si bashkëkryesues i takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë Yves de Kermabon shfrytëzoi këtë mundësi të prezantojë para anëtarëve të Bordit shefin dhe zëvendës shefin e ri në misionin e EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac dhe Andy Sparkes.

Takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, 22.09.10 zyra qendrore e EULEX-it

De Kermabon në emër të tij dhe në emër të zëvendësit të tij Roy Reeve, që të dy në përfundim të mandatit, ka falënderuar bashkëkryesuesin e tij Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin për Punë të Brendshme dhe atë për Ekonomi dhe Financa për një bashkëpunim të mirë në punën e Bordit që nga fillimi i punës së tij përafërsisht dy vite më parë.

“Ne kemi kryesuar bashkë punën në këtë Bord së bashku me Zëvendëskryeministrin Kuçi dhe jam i gëzuar me rezultatet të cilat i kemi arritur. Që nga fillimi puna nuk ishte e lehtë, pasi që kishim shumë çështje për t’i diskutuar, por ne arritëm të vendosim një bashkëpunim shumë të mirë dhe një partneritet shumë të mirë me Qeverinë”, theksoi de Kermabon para mediave.

Yves de Kermabon i drejtohet mediave pas Takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit i mbajtur me 22.09.10 në zyrën qendrore të EULEX-it.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehi mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për punën e bërë nga de Kermabon dhe shtoi se janë të përkushtuar për të bashkëpunuar edhe me shefin e ri të EULEX-it.

“Dëshirojë të falënderojë z. de Kermabon për punën e tij dhe përkushtimin përmes të cilit ai ka dhënë një kontribut të lartë në fushën e sundimit të ligjit. Që kur EULEX ka filluar punën në Kosovë vërehet se ka zbatim më të madh të sundimit të ligjit, si dhe përparim në ngritje të kapaciteteve në fushën e drejtësisë dhe policisë. Ne po ashtu e mirëpresim z. de Marnhac dhe i dëshirojmë atij të ketë një punë të frytshme dhe të suksesshme, dhe e sigurojë për një përkushtim të plotë të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim”, tha Kuçi.

Në takimin e sotshëm janë diskutuar disa çështje si: përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Pavarur Shqyrtues; Finalizimi i procesit të angazhimit të Task Forcës Anti-Korrupsion përbrenda Zyrës së Prokurorit Special (PSRK); dhe një azhurnim i përgjithshëm i Udhëzimeve të mekanizimit përcjellës. Bordi mësoi se 25 nga 30 policë të PK sa janë paraparë, janë përzgjedhur dhe tanimë janë angazhuar në Task Forcën Anti-Korrupsion. Një shembull konkret i këtyre policëve në punën e tyre është dëshmuar gjatë operacionit lidhur me hetimet në Bankën Qendrore.

Në azhurnimin e Udhëzimeve një shenjë pozitive ishte emërimi i drejtorit të ri të Departamentit për Mjekësi Ligjore. Në mesin e sfidave të cekura ishte nevoja për përmirësimin e praktikës aktuale policore (e cila deri në një masë është vonuar për arsye të reformës në Policinë e Kosovës) dhe nevoja për grupin punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë të Brendshme për qëllim të bashkëpunimit më të thellë në mes të policisë dhe prokurorisë në punën e tyre.

       
Other Photos: