|
30 shtator, 2010
Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon i bëri një vizitë të shkurtë lokacionit ku supozohet se ndodhet një varrezë masive në Zhilivodë. Kjo zonë është një nga lokacionet më të mëdha për zhvarrimet e mundshme që është zbuluar në Kosovë gjatë disa viteve të kaluara.
|
Krassimir Nikolov, Koordinator për zhvarrime i EULEX-it, sqaroi se do të nevojitet kohë për të arritur deri në nivelin ku do të bëhet lokalizimi i varrezës masive të supozuar. “Duhet të bëhet shumë punë përpara se të arrijmë deri te niveli ku mund të ndodhen mbetjet mortore. Ne nuk do të jemi në gjendje që të arrijmë deri aty gjatë këtij viti, prandaj puna do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ne nuk presim të kemi ndonjë rezultat deri kah fundi i verës së vitit 2011”.
Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) është duke e ofruar ndihmën logjistike dhe teknike në këtë lokacion.
Foto tjera: | |||