|
15 tetor, 2010
Xavier Bout de Marnhac ka marrë detyrën e shefit të misionit EULEX në Kosovë. Në ditën e parë në këtë detyrë ai mbajti takime njoftuese me partnerët e tij kryesorë të Qeverisë së Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
|
Ai është takuar me figurat politike udhëheqëse, duke përfshirë edhe Presidentin e Kosovës në detyrë Jakup Krasniqin dhe Kryeministrin Hashim Thaçi.
Pjesa e dytë e takimeve ishte me Përfaqësuesin Special të BE-së Pieter Feith dhe shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier.
De Marnhac ka falënderuar paraardhësin e tij Yves de Kermabon, i cili shërbeu si shef i misionit EULEX që nga shkurti i vitit 2008. Ai tha: “Po kalojmë në fazën tjetër të punës së EULEX-it. Në mandatin e tij të parë dhe nën udhëheqjen e shkëlqyeshme të shefit të parë të misionit, Yves de Kermabon, misioni është konsoliduar mirë dhe është duke e ushtruar plotësisht mandatin e tij thelbësor”.
Ai po ashtu paraqiti prioritetet e tij si shef i ri i misionit EULEX: “Çështje kryesore për mua do të jetë rivendosja e sundimit të ligjit në Kosovën veriore dhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu mezi pres t’i inkurajojë edhe dhe t’i mbështesë më tej institucionet vendase për sundimin e ligjit në ecjen përpara drejt standardeve evropiane sipas parimit të pronësisë vendase.”
Emërimi i z. de Marnhac është bërë për një vit me mundësi vazhdimi.
Sot mori detyrën edhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes. Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë zëvendëson bashkatdhetarin e tij Roy Reeve.
Foto tjera | |||