English Shqip / Srpski

LAJME

 

Seminari i EULEX-it “Qasja Programore dhe Shoqëria Civile: të arriturat dhe sfidat”

27 tetor 2010

EULEX-i e mbajti seminarin e tij të tretë me përfaqësuesit e shoqërisë civile lidhur me qasjen programore, ku para 35 organizatave joqeveritare të Kosovës i prezantoi rezultatet e fundit të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, si dhe i mirëpriti komentet dhe propozimet nga të pranishmit.

 

Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac e hapi seminarin duke i renditur prioritetet aktuale të Misionit: një angazhim më i thellë në veri të Kosovës duke synuar frenimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit; një punë të shtuar në përballjen me korrupsionin dhe një vëmendje më të madhe lidhur me aktivitetet programore në përkrahje të institucioneve kosovare për sundimin e ligjit nëpërmjet monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.

Alessio Zuccarini, Shef i zyrës së EULEX-it për programe dhe Alessandro Tedesco, Menaxher i Programit për OJQ-të dhe shoqërinë civile, më pas dhanë përgjigje në pyetjet e pjesëmarrësve – që kryesisht kishin të bënin me strukturën e tanishme dhe të ardhshme të EULEX-it – si dhe bënë një përmbledhje të fushëveprimit të mekanizmit përcjellës të MMK-së: ky instrument, i lansuar sot në faqen e internetit të Misionit do t’i mundësojë shoqërisë civile dhe opinionit të gjithëmbarshëm kosovar që të përcjellë ritmin e përmbushjes së secilës iniciative të MMK-së nëpër të tre komponentët e Misionit, si dhe të sprovohet përmirësimi i punës së Drejtësisë, Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Tri tryeza tematike u kanë ndihmuar pjesëmarrësve që të familjarizohen me angazhimet, të arriturat dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Misioni dhe kolegët e tyre vendas. Paneli për Drejtësi zgjoi interesimin më të madh të pjesëmarrësve dhe u kryesua nga Kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi dhe Zëvendës-Kryeprokurori i EULEX-it Jakob Willaredt. OJQ-ve u dhanë informacione lidhur me çështjet me rëndësi për shoqërinë civile vendase, si lufta kundër korrupsionit, zbatimi i paraburgimit dhe procesi i verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve të ri të Kosovës.

Paneli për Policinë – i kryesuar nga Drejtori për planifikim, politika dhe shërbime ligjore në PK, Kol. Reshat Maliqi dhe Këshilltari i EULEX-it për Shefin e Kabinetit në PK Marc Furey – u mor me perspektivat përkitazi me gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës. Përfaqësuesit e OJQ-ve serbe në Kosovë diskutuan me EULEX-in dhe PK-në lidhur me masat konkrete dhe partneritetet për përmirësimin e standardeve të sundimit të ligjit në veri, duke u pajtuar për kontakte më të shpeshta në terren.

Paneli për Doganën u kryesua nga Shefi për Operimin e të Hyrave në kufirin jugperëndimor Bujar Haxhidauti dhe Këshilltari për Zbatimin e Ligjit nga Dogana e EULEX-it Gareth Reed. Debati u përqendrua në rolin e Doganës së EULEX-it në veri dhe për pasojat ekonomike nga mungesa e pranisë së Doganës së Kosovës në portat 1 dhe 31.

       
Foto:    

 
   
       
Shkarkoni raportin e mekanizmit përcjellës të MMK