|
9 nëntor 2010
Me qëllim që të shoh funksionimin e misionit në terren, shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, vizitoi rajonin e Gjilanit. De Marnhac u takua me personelin e EULEX-it, përfshirë mbështetjen administrative, pjesëtarët e EULEX-it të tri komponentëve dhe me homologët e tyre vendas.
|
Në objektet e EULEX-it në Gjilan, Michele Sabatini, Koordinatori Administrativ Rajonal për atë rajon, e informoi de Marnhacun për punën dhe sfidat aktuale.
“Për mua është shumë më lehtë ta kuptoj misionin nëse gjej kohë dhe bisedoj me pjesëtarët e misionit dhe e dëgjoj atë që kanë për ta thënë ata”, tha de Marnhac në takimin me pjesëtarët e EULEX-it, ku e paraqiti vizionin e tij dhe tri prioritetet e misionit: rivendosjen e sundimit të ligjit në veri, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe zbatimin e monitorimin, mentorimit dhe këshillimit (MMK).
Në Gjilan de Marnhac u takua me Elmina Mahmutin, Drejtoreshë Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe PK-së dhe për sfidat që janë përpara.
“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me EULEX-in. Ne bashkëpunojmë ngushtë”, tha Mahmuti, duke shtuar që “marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të ndryshme janë shumë të mira dhe nuk ka ndonjë incident të rëndësishëm ndëretnik”
De Marnhac e përfundoi vizitën e tij në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ku u takua me gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it dhe me homologët e tyre vendas.
Other Photos: | ||