English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

 

Policia e Kosovës është në krye të detyrës

12 dhjetor 2010

Shefi i Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, sot herët i ka vizituar stacionet e Policisë së Kosovës në Ferizaj, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ku i takoi komandantët e stacioneve dhe monitoruesit e policisë së EULEX-it.

Shefi i Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac gjatë vizitës në stacionin e policisë në Lipjan

Komandantët e stacioneve e njoftuan Shefin e Misionit për planet operative të ditës dhe gjendjen e sigurisë lidhur me procesin aktual të zgjedhjeve. Shefi i Misionit ishte i kënaqur me njoftimin se në vendet që ai i vizitoi deri tani nuk ishte regjistruar asnjë incident i sigurisë.

“Për Policinë e Kosovës në tërë Kosovën është e rëndësishme që t’u tregohet të gjithëve që ne jemi në gjendje të mobilizohemi për një ditë si kjo dhe unë janë i lumtur që EULEX-i është këtu për t’ju mbështetur” – pohoi Shefi i Misionit. “Nuk është me rëndësi vetëm për popullin e Kosovës, por është me rëndësi për tërë botën që të tregohet se Policia e Kosovës është në krye të detyrës.”

Komandantët e stacioneve kanë shprehur falënderimin e tyre për mbështetjen e ofruar të EULEX-it për Policinë e Kosovës.

EULEX-i ka angazhuar më shumë se 500 zyrtarë policor për të mbështetur Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre për të siguruar zgjedhjet.

     
Other Photos: